2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Natyra Kuçi, Albin Kurtit: Bënu i sinqertë dhe trego çka mendon për Raportin e Dick Marty

Rekomandime

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pasi që kryeministri në detyrë nuk u distancua nga deklaratat e Shkelzen Gashit për UÇK-në, përveç që tha se e ka liruar nga detyra.Në një shkrim në Facebook, Kuçi ka pyetur se a ka ndonjë deklaratë nga ana e Albin Kurtit për ato që janë thënë nga Shkelzen Gashi.Tutje Kuçi shton se a mund të bëhet Kurti i sinqertë ta tregojë mendimin e tij se çka mendon për raportin e Dick Martyt.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë nga Natyra Kuçi:

Kurti po thotë që deklaratat e Shkëlzen Gashit e kanë shpërqëndruar opinionin publik nga punët e mira të qeverisë. Mirë. A ka ndonjë deklaratë Kryeministri për deklaratën e Shkëlzenit? A mund të tregohet i sinqertë një herë e të thotë se çka mendon me të vërtetë ai për raportin e Dick Martyt dhe trafikimin e organeve njerëzore?Apo, që po duket e vërtetë, heshtja e tij dhe anashkalimi i temës po lënë të nënkuptohet që ai pajtohet me Shkëlzenin, veç nuk mund ta thotë publikisht sepse del keq në opinionin publik. Pra, kur dikush ja nxjerr imazhin e vërtetë të qeverisë, përgjigja është të strukesh sa më mbrapa imazhit të mirë dhe ta heshtësh atë temë që të mos përfundosh sikur ai dikushi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit