1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Natyra Kuqi: Nuk kemi dashtë që LVV-ja të vijë në pushtet

Rekomandime

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka thënë se janë kundër Lëvizjes Vetëvendosje që doli e para në zgjedhje dhe që po e drejton ekzekutivin e vendit.

Ajo, në emisionin Oksigjen, është pyetur se “Cilat nga qeveritë e vendit kanë qeverisur më mirë?”.

- Advertisement -

“Nuk mundem me u përgjigj me po edhe jo. Më herët, kemi qenë opozita kryesore e LDK-së, AAK-së dhe PDK-së, nuk kemi dashtë ata të qëndrojnë. Ne nuk kemi dashtë që edhe Lëvizja Vetëvendosje të vijë në pushtet. Pra, kemi bërë një opozitë shumë të fortë për të kaluarën, dhe jemi një opozitë shumë angazhuar për LVV-në”,ka thënë Kuçi.

“Nëse do të ishte dashtë me zgjedh njërën prej dyjave, do të kishim shkuar tek njëra, por ne nuk kemi shkuar, edhe jemi Partia Social Demokrate. Kështu që, e ardhmja është një klasë e re politike, më e përgatitur, më e vetëdijshme dhe më e vërtetë, e cila kemi dëshira të na bashkohet neve si PSD“.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit