-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“N’daq gjuani me pIumba”, ministri Peci acarohet pasi Ganimete Musliu i hodhi ujë fytyrës në Komision

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur rrugaç dhe e ka gjuajtur me ujë, gjatë raportimit në komision.

“Nuk ka hajni mo…edhe dostave të Ganes, nuk ka me vjedhë më në ministri. N’daq gjuni më ujë, n’daq më plumba, qysh keni gju ma herët, po nuk ka bir nane që e ndal Faton Pecin prej Ministrisë së Bujqësisë me e Iuftu KRlMlN edhe korrupsionin”, ka deklaruar Peci.

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur rrugaç e më pas e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Debati mes Musliut e Pecit ka eskaluar teksa deputetja e PDK-së e ka lëshuar mbledhjen e komisionit pas përplasjes.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, ka thënë Musliu teksa ka lëshuar mbledhjen.

- Advertisement -

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka kërkuar pauzë pas përplasjes së deputetes Musliu me ministrin Peci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit