4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Ndarja e dhimbshme me Mogherinin’, ja goditja e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Baton Haxhiu

Rekomandime

“Nuk mund të “lotojmë” më. Ka mbetur kush ka mbetur, le të “gjendet” kush si të donë! Do ikin në vende tjera, do vdesin për “gazepi”, kryesorja Hashimi, Rama, Batoni…le të jetojnë bukur! Kush e di! Ndoshta s’do shkojë krejt ashtu sipas ëndrrës tyre?! Krejt, krejt, veç Baton Haxhiu më është dhimbsur.

Shumë ka kokorisur pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Hiq nuk ka mundur të pajtohet intimisht. Nuk i ka dalë falli për peri si duket. Pra, edhe përshëndetja e fundit mund të jenë e mallëngjyeshme në mos edhe e dhimbshme”, tha Shkodra për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Në përfundim të mandatit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thirrur në një takim lamtumirës në Bruksel krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor: Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës-Hercegovinës.

Gjatë këtij mandati të saj, si ndërmjetësuese edhe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Mogherini ishte hapur tema e arritjes së një marrëveshje historike me Serbinë, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje në mes të dy vendeve.

Mirëpo në prapaskenat e bisedimeve, doli se skenari i kompromisit për të arritur këtë marrëveshje ishte edhe opsioni i ndarjes, deri tash i vetmi opsion i pranueshëm për palën serbe, por edhe i aprovuar në parim edhe nga Hashim Thaçi dhe vartësit ë tij.

- Advertisement -

Analistët politikë konsiderojnë se me përfundimin e mandatit të Federica Mogherinit, po shkon drejtë dështimit edhe plani i ndarjes së Kosovës, i miratuar parimisht dhe shumë i përfolur si korrigjim kufijsh nga ana e Hashim Thaçit.

Shefik Shkodra

Analisti politik, Shefik Shkodra mendon se në mandatin e deritanishëm të Federica Mogherinit, Kosova ka humbur mjaft në territor, duke u mashtruar rëndë me procesin e liberalizimit të vizave dhe duke i dhënë territor Malit të Zi, kurse rreziku potencial po i kanoset edhe në bisedimet me Serbinë.

- Advertisement -

Shkodra thotë se tani përveç Vuqiqit, kanë mbetur vetëm tre njerëz që janë për ndarje të Kosovës, e ata janë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, por që pas ndryshimeve në politikën e jashtme të BE-së, ky opsion do iu shkojë drejtë dështimit.

“Shumë bukur për ndonjërin nga Ballkani. Shkon deri në Bruksel me ftesë të Mogerinit për një përshëndetje dhe takim të fundit.

Përshëndeten me gruan që dikujt ia plotësoi vullnetin si përfaqësues i vendit të vet, ndonjërin ndoshta e zhgënjeu, apo të gjithë janë të kënaqur, edhe ekipi i Kosovës mund të jetë deri diku i “nderuar” ngase u është dhënë fqinjëve nga Kosova do tokë.

Na “kemi mjaft tokë”, me do fusha e me do “male”, nuk e dimë mirë gjeografinë. Madje, sipas mendimit të Hashim Thaçit, Edi Rames, Baton Haxhiut, nuk na duhet tokë as fusha as male aq. Ndonjë qytet i urbanizuar, sa për të ngreh “çadrat” e këtyre tipave, sa për të sunduar këtë popull si në feudalizëm. Të ardhura të mira po, fitimi me “extra profit”, të pasuar mirë. Tani kësaj pune i thonë, “le të flasin kush çka të donë”, ata “janë në kali”. Ka mbetur edhe diçka, eh po të kishin mundur të ndajnë edhe ndonjë “copë” tokë të mirë, sa për ta ngopur syrin e Vuçiqit, sepse shteti i Serbisë ka bërë “mundi” derisa ka vrarë e dhunuar do shqiptarë, po nejse më…edhe shkatërrimin e plaçkën mund t’i falim se, na kemi “mjaft””, thotë analisti politik, Shefik Shkodra për “Kosova Sot Online”.

Shkuarja e Mogherinit nga ky mandat, dhe dështimi i planit për ndarje, sipas Shkodrës do të jetë një fund i dhimbshëm për të vajtuar gjatë treshja Thaçi, Rama dhe Haxhiu, e cila goditjen më serioze e mori me ndryshimet e mëdha që sollën në politikën kosovare zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk mund të “lotojmë” më. Ka mbetur kush ka mbetur, le të “gjendet” kush si të donë! Do ikin në vende tjera, do vdesin për “gazepi”, kryesorja Hashimi, Rama, Batoni…le të jetojnë bukur! Kush e di! Ndoshta s’do shkojë krejt ashtu sipas ëndrrës tyre?! Krejt, krejt, veç Baton Haxhiu më është dhimbsur.

Shumë ka kokorisur pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Hiq nuk ka mundur të pajtohet intimisht. Nuk i ka dalë falli për peri si duket. Pra, edhe përshëndetja e fundit mund të jenë e mallëngjyeshme në mos edhe e dhimbshme”, përfundoi analisti Shkodra për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit