Sot, ka ndërruar jetë babai i dëshmorit, Agim Muja dhe ish deputetit Shaip Muja, Haradin Muja.
Haradin Muja me ndershmëri dhe kontributin e tij jetësor, ka ngritur dhe edukuar pesë djem, kontribuues të lirisë dhe çlirimit të Kosovës.
Ai ka dhënë kontribut atdhetar nga demonstrata e vitit 1968 e deri në çlirimin e vendit.
Njoftimin e bëri të njohur në rrjetin social, ish deputeti Shaip Muja.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor:
Miq, shokë e dashamirë,
Ndërroi jetë prindi ynë, Haradin Qazim Muja, në moshën 82 vjeçare. Varrimi bëhet më 3.4.2021, në ora 13:00, në varrezat në Arbëri, Prishtinë.
Familja Muja, Prishtinë