1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërhyn Rusia, merr kthesë të papritur Iufta Azerbajxhan-Armeni

Rekomandime

Ministrat e jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxhani do të marrin pjesë në bisedimet rreth konfliktit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut në Moskë, sipas Kremlinit.

- Advertisement -

“Baku dhe Jerevani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në negociatat në Moskë.

Përgatitjet janë në aktivitet të plotë,” tha për AFP zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, raporton abcnews.al.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ftuar ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në Moskë për bisedime paqeje më 9 tetor.

- Advertisement -

“Presidenti i Rusisë po bën thirrje për të ndaluar Iuftimet në Nagarabah për arsye humanitare, për të shkëmbyer trupa të vdekur dhe të burgosur,” tha Kremlini në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Putin pati një seri bisedash telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan.

- Advertisement -

Thuhet po ashtu se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të ndërmjetësojë bisedimet e paqes

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit