1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërhyrja kirurgjike që e kreu presidentja në Turqi, në Kosovë bëhet pa pagesë

Rekomandime

86 qytetarë zvogëluan lukthin e tyre në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, por në mesin e tyre nuk është presidentja Vjosa Osmani.

E para e vendit zgjodhi që këtë intervenim ta kryente në Turqi, ndonëse një trajtim i tillë ofrohet në QKUK tash e gjashtë muaj pa pagesë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

KIKS (Klan Kosova) ka kontaktuar me zyrën e Osmanit për të mësuar se kur është bërë ky intervenim dhe nëse presidentja ka shqyrtuar mundësinë që një ndërhyrje të tillë ta kryente në QKUK, por nuk ka pranuar përgjigje.

Nga presidenca nuk u përgjigjen as në pyetjen se sa i ka kushtuar të parws së vendit ky operacion.

Megjithatë, intervenimin në lukth Osmani e mbajti të fshehtë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ani pse Kushtetuta e obligonte që gjatë asaj kohe, përgjegjësitë presidenciale t’ia kalonte kryeparlamentarit.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Osmani nuk është e vetmja e cila zgjodhi që të kryente jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet edhe në QKUK.

Njësoj si ajo patën vepruar edhe shefi i dikurshëm i saj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeparlamentari Xhavit Haliti e ish-ministri Bujar Bukoshi, të cilët përveç tjerash morën edhe mijëra euro financim nga buxheti i shtetit për t’u kuruar jashtë shtetit.

- Advertisement -

Mosbesim në institucionet shëndetësore të vendit nuk kanë vetëm të lartpërmendurit. Kjo praktikë është në vazhdimësi.

Në kohën e qeverisjes së tij, Ramush Haradinaj ishte akuzuar nga opozita e atëhershme se ka dërguar nënën e tij për trajtim jashtë vendit.

Por ky fakt për kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, është diskriminues kundrejt qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit