1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërprerja e transmetimit të adresimit të Vuçiqit, Danas del me detaje të reja

Rekomandime

Teksa presidenti Aleksander Vuçiq mbrëmë po fliste drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Serbisë atij iu ndërpre transmetimi për disa minuta. Gazeta serbe “Danas” duke u thirrur në burime të saj shkruan se pajisjet teknike gjatë transmetimit kanë qenë të mbikqyrura nga sigurimi personal i Vuçiqit dhe ata nuk i kanë lejuar gazetarët e as stafin teknik që të afrohen.

- Advertisement -

Megjithatë “Danas” shkruan se nuk dihet nëse ndërprerja ka qenë sabotazh apo neglizhencë e sigurimit të presidentit Vuçiq pasi këshilltarja e tij për media, Suzana Vasiljeviq s’është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Sipas gazetës serbe, kërkimfalja publike e RTS-së për ngjarjen e djeshme s’ishte për publikun por për Vuçiqin.

Radio Televizioni Shtetëror serb në një deklaratë që ka lëshuar dje ka thënë se ndërprerja e transmetimit të Vuçiqit është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot nga rryma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit