Ka vdekur gjinekologu Sejdullah Hoxha, kanë njoftuar familjarë të tij.
Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.
Në 2002 ai përfundoi doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 punoi si drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së.
Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.
Gjinekologu Hoxha mbetet një nga doktorët e nderuar në Kosovë përgjatë vitesh.