Ka ndërruar jetë Shemsi Halimi, ish-ushtar i UÇK-së i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga familjarët.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e dëshmorëve në Koshare.
Postimi i plotë:
Ka nderruar jete Shemsi Halimi, bashkeluftetari jone i Brigades 138. “Agim Ramadani”, invalid i luftes.
Varrimi i trupit te te ndjerit do te behet sot, e enjte, 24/12/2020, ne ora 14:00, ne varrezat e deshmoreve, ne Kompleksin Memorial ne Koshare.
Ngushllime Dardanit dhe gjithe familjes Halimi.