Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë mësuesja e tij, përcjellë Gazeta Blic.Në një shkrim në rrjete sociale, Veseli, ka thënë se mësuesja Kimete Berisha, ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.
Shkrimi i plotë:
Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!