Në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë mjeku i njohur nga Mitrovica, Bedri Bimbashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familja e doktorit Bimbashi i cili ishte gjithashtu edhe shef i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin e Mitrovicës.
“Doktor Bedriu, ka shërbyer edhe gjatë Iuftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetareve të kësaj ane. Pas vitit 1999 doktor Bedriu, profesionin e zhvillon në Mitrovicë, në Sipatlin Rajonal “Dr.Sami Haxhibeqiri, në pozitën e fiziatrit ku ka qenë i angazhuar deri tani. Vrrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim.