1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndërron jetë një 17 vjeçar pas aksidentit të rëndë në Rahovec

Rekomandime

Një 17 vjeçar që është aksidentuar 9 ditë më parë ka vdekur në QKUK pasi nuk ka mundur t’i përballon plagëve të rënda që ka marrë.

Policia e Kosovës ka treguar se 17 vjeçari ka vdekur në QKUK, aksidenti i rëndë që ndodhi 9 ditë më parë mes një një makine dhe motoçiklete në rrugën “UÇK” në Rahovec rezultoi të jetë fatal për të riun.

- Advertisement -

Lajmin për Gazeta Metro. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj

Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve”, ka thënë Podrimaj për Metron përmes telefonit.

Kujtojmë se numri i aksidenteve dhe viktimave gjatë vitit 2019 ka shënuar rritje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit