Sot u nda nga jeta përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini.
Shahini u largua nga kjo jetë për të lënë pas vetit një veprimtari të madhe sa i përket bindjes së futbollistëve për të luajtur te Kombëtarja e Kosovës.
Pikërisht, Shahini ishte njeriu kyç që portieri i Kombëtares sonë, Aro Murici pranoi të luante për ne.
Ai e bindi 22-vjeçari që të grumbullohej me Kombëtaren ‘Dardane’.
Por duhet mos harruar se Shahini kishte ndikuar edhe të shumë futbollist që jetojnë në Zvicër për të zgjedhur Kosovën.