Ka ndërruar jetë profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
Lajmin e ka bërë publik, avokati Kujtim Kërveshi.
“Në vend të lamtumirës, të them mirë u pafshim Profesor. Ai ishte një njeri i ndershëm, profesionalist, shpirt-bardhë! E vendi jonë pa profesor dr. Zejnullah Gruda mbeti edhe më i varfër nga dija!”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi.