Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”.
“Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet”.