Momenti i shembjes së ndërtesës në lagjen Baglar është në kamera e një personi me telefon.
Mediat turke kanë raportuar se nga tërmeti janë mbi 76 persona të vdekur.
Qendra Amerikane e Sizmiologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e forta u regjistruan në orën 04:17 me orën lokale. Ato ishin me thellësi 17.9 kilometra dhe me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep.
Autoritetet në Turqi kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 76 personave deri më tani. 10 janë qytetet turke që janë prekur nga ky tërmet.
Në Siri, mediat atje raportojnë për të paktën 50 të vdekur.
Të pIagosurit janë po ashtu me qindra.
Shifrat janë paraprake dhe numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi të shumtë janë ata që dyshohen të jenë zënë nën rrënoja.
Lëkundjet e forta shembën shumë ndërtesa dhe ekipet e shpëtim-kërkimit po punojnë për nxjerrjen e njerëzve të zënë poshtë.