1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndihmës sekretarja amerikane tregon çfarë vlerëson më shumë te shqiptarët

Rekomandime

Ndihmës sekretarja amerikane, Marie Royce, ka treguar për emisionin “7pa5” në Vizion Plus se çfarë i bëri më shumë përshtypje në Shqipëri, ndërsa ka folur edhe për ndihmat që ka ofruar SHBA për vendin tonë në dy periudha të vështira: tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia.

- Advertisement -

Zyrtarja e lartë amerikane u shpreh për gazetarin Thimi Samarxhiu se gjatë vizitës së saj në Shqipëri, më shumë mbresa i kanë lënë njerëzit, të cilët i quajti mikpritës, dhe kultura.

“Gjëja e parë që dua të them është se sa shumë e vlerësoj që jam këtu. Kam dashur të vij që kur mora këtë post në vitin 2018. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje janë njerëzit, Thimi, njerëz si ty. Njerëzit kanë qenë kaq të ngrohtë dhe mikpritës dhe kultura e jashtëzakonshme që keni. Dua vetëm të shtoj që Shtetet e Bashkuara kanë qenë me Shqipërinë që nga fillimi dhe lidhjet mes njerëzve vazhdojnë të jenë të forta. Edhe gjatë pandemisë, kur fillova të mund të bëja vizita jashtë vendit, Shqipëria ishte zgjedhja ime e parë për ta vizituar”, deklaroi ajo.

Një nga momentet më të veçanta për të në detyrën e saj, Royce theksoi se ishte nënshkrimi i një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për të rritur numrin e bursave.

- Advertisement -

Ajo deklaroi se Shqipëria do të ketë tri bursa më shumë në vit për gradë Master, për të studiuar në SHBA, duke shtuar se 2346 shqiptarë gjithashtu kanë përfituar falë programeve të ndryshme të shkëmbimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit