1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndizen qirinj në nder të mjekëve dhe infermierëve që u infektuan dhe vdiqën nga Covid-19

Rekomandime

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, personeli shëndetësorë ishte në vijën e parë të frontit në luftë kundër COVID-19. Si rezultat i kësaj, deri tash kanë vdekur shtatë mjekë e tre infermierë, ndërkohë që mbi 100- persona nga personeli mjekësorë janë infektuar me Covid-19. Për t’i nderuar këta persona, sonte në ora nëntë u fikën dritat në qytetin e Prishtinës për një minutë dhe të ndezën qirinj.

- Advertisement -

Këtë vendim e ka marrë Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët kanë bërë thirrje institucioneve shëndetësore që sot në orën 21:00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër COVID-19.

“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga COVID-19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër COVID-19”, thuhej në njoftim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit