4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndizet alarmi i rëndë për Thaçin, ja thirrja për VV-në dhe LDK-në

Rekomandime

“Nuk ka nevojë që të presin argumente tjera ligjvënësit e legjislaturë së shtatë që më në fund të marrin guximin dhe procedojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese, derisa në medie ekzistojnë të gjitha deklaratat e Thaçit dhe përpjekjet e tij në mbrojte të projektit për copëtimin dhe ndarjen e territorit të Kosovës në pazare me Serbinë. Bazuar në argumentet ekzistuese, partitë politike fituese të zgjedhjeve (LVV dhe LDK), që i rrëmbyen votën elektoratit kosovar me premtimin bazik zgjedhor për shkarkimin e presidentit Thaçi, pa vonesë dhe pa asnjë hezitim duhet të procedojnë shkarkimin e presidentit më fatkeq për vendin”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tashmë kur kanë mbetur vetëm dy javë nga seanca inauguruese e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, analistët politikë ëkërkojnë që ligjvënësit të mendojnë seriozisht dhe të mos e vonojnë inicimin e procedurës ligjore në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Hashim Thaçit, siç thonë ata për shkak të shkeljes së Kushtetutës së vendit, në përpjekje për të bërë pazare në dëm të territorit të shtetit në bisedimet me Serbinë.

- Advertisement -
Florim Zeqa

Partive politike në Kuvendin e Kosovës duhet të ju shërbejë deklarata mohuese e ambasadorit amerikan Philip Kosnett për çështjen e mbështetjes së ndryshimit të Kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, edhe si një argument tjetër shtesë dhe nxitës për legjislaturën e re që pa vonesë ta dërgon presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, me denoncimin për rrezikim të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të vendit, vepër e rëndë penale për presidentin që parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës për shkarkimin e tij”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, ligjvënësit kanë argumente të mjaftueshme për të ndërmarr këtë nismë, sepse deklaratat janë të dokumentuara dhe tani vetëm mbetet çështje e vullnetit politik të partive parlamentare, disa prej të cilave e kanë premtuar këtë nismë edhe në fushatë zgjedhore.

Nuk ka nevojë që të presin argumente tjera ligjvënësit e legjislaturë së shtatë që më në fund të marrin guximin dhe procedojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese, derisa në medie ekzistojnë të gjitha deklaratat e Thaçit dhe përpjekjet e tij në mbrojte të projektit për copëtimin dhe ndarjen e territorit të Kosovës në pazare me Serbinë.

- Advertisement -

Bazuar në argumentet ekzistuese, partitë politike fituese të zgjedhjeve (LVV dhe LDK), që i rrëmbyen votën elektoratit kosovar me premtimin bazik zgjedhor për shkarkimin e presidentit Thaçi, pa vonesë dhe pa asnjë hezitim duhet të procedojnë shkarkimin e presidentit më fatkeq për vendin”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ky obligim i marr në fushatë zgjedhore, para votuesve, sipas Zeqës duhet të përmbushet, ndryshe me kalimin e kohës përgjegjësia dhe ndëshkimi do të bie mbi ata që nuk i përmbahen zotimit.

- Advertisement -

Çdo neglizhencë e këtyre dy subjekteve politike (LVV dhe LDK) për inicimin e shkarkimit të presidentit, do t’i ngarkojë me përgjegjësi akoma më të mëdha ndaj votuesve si dhe fajësi për mbështetje në prapaskenë dhe bashkërendim veprimesh me Hashim Thaçin, gjë e cila ka filluar të përflitet në opinionin publik”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit