Deputetja e Zelandës së Re, Julie Anne Genter, ka udhëtuar me biçikletë deri në spital, ku një orë më vonë solli në jetë fëmijën.
Ajo u ul në biçikletë gjatë të shtunës në mëngjes dhe u nis drejt spitalit. Asaj tashmë i kishin filluar t’i shfaqen simptomat e para, se për pak orë duhet të futet në sallë për të lindur.
“Lajm me rëndësi! Në ora 3:04 të mëngjesit i kemi uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të familjes tonë. Sinqerisht, nuk planifikoja të shkojë me biçikletë që të lind, por kështu ndodhi”, ka shkruar ajo në Facebook.