Rrjetet sociale në Kosovë janë mbushur me batuta e tallje pas ardhjes së kontigjentit të parë të vaksinave.
E dikush zgjodhi të tallet në formë tjetër, shkruan lajmi.net.
Një person, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka postuar një shpallje në platformën e njohur të shitjeve “Merrjep”.
Aty, ai ka shkruar se shet vaksinën “AstraZeneca” – në formë ironike duke thënë se e ka tepricë pasi që xhaxhai nga Gjermania ia ka sjellur me shumicë ato.
Shpallja është bërë dje rreth orës 23:54.