Kemi parë aksidente në komunikacion që shkaktohen nga pakujdesia e shoferëve, por ka edhe raste të tilla kur aksidentohet makina pa shofer.
Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, në lagjen Bazhderhane të Komunës së Prizrenit.
Në komunikacion shihet një veturë, në të cilën nuk ka shofer.
Kështu u rrezikuan edhe pjesëmarrësit tjerë, e madje shkaktoi dëme te një veturë tjetër, pasi që u përplas me të.