2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Prokuroria e fton një person në Pejë të japë dëshmi në vend të vëllait të vdekur

Rekomandime

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka bërë të ditur se është intervistuar në stacionin e policisë në Pejë, lidhur me veteranët e rrejshëm konkretisht për vëllanë e tij, Avni Hyseni, i cili ishte pjesë e dy luftërave, atë të UÇK-së dhe UÇPMB-së.

“Policia e Kosovës stacioni në Pejë dhe Prokuroria në Pejë nuk kanë asnjë faj sa i përket kësaj ftese denigruese ndaj kontributit të madh për kombin dhe atdheun nga vëllai im Avni Hyseni, por turpi qoftë mbi ata që e kanë vendos emrin e Avnisë në listë si veteran i rrejshëm duke e bërë bashkë me ata që e tradhtuan, bojkotuan por edhe e luftuan UÇK-në së bashku me armikun shekullor Serbinë”, ka shkruar Hyseni.

- Advertisement -

Avni Hyseni ka ndërruar jetë muaj më parë në moshën 38-vjeçare.

Sot Hyseni, ndërkaq, ka paralajmëruar se për këtë rast do të bëjë padi ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Për këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar prokurorinë e Pejës. Ajo ka bërë të ditur se Hyseni ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit.

- Advertisement -

I ndjeri ka qenë i ftuar të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo jemi njoftuar nga vëllai i tij se i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Pejës.

Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me dosjet e veteranëve ka pranuar gjithsej 7813 aplikacione, të deleguara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Lidhur me procedimin e këtyre aplikacioneve, kjo prokurori ka autorizuar Njësitin e hetimeve rajonale të Policisë se Pejës dhe Njësitin kundër krimeve ekonomike, ti procedojnë disa nga aplikuesit rreth mënyrës se përfitimit të statusit të veteranit”, bëhet e ditur.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit