0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ndodh prapë: Facebook dhe Instagram bien përsëri

Rekomandime

Instagram, Facebook dhe Messenger kanë rënë për disa përdorues për herë të dytë në një javë.

Sipas mediave të huaja ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.

- Advertisement -

Sipas Doën Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook.

Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.

- Advertisement -

Ndryshe, të hënën, pas më shumë se gjashtë orësh “jashtë linje”, Facebook u përball me atë që po vlerësohej si një nga ndërprerjet më të këqija në historinë e kompanisë.

Kjo ishte një ndërprerje që gjithashtu shkatërroi platformat e tjera kryesore të mediave sociale të gjigantit të teknologjisë, Instagram, ËhatsApp dhe Messenger, shkruan Telegrafi.

- Advertisement -

Si pasojë e këtij dështimi, aksionet e Facebook ranë 5% mes një shitjeje më të gjerë të teknologjisë.

Kështu, siç është thënë, drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg humbi 5.9 miliardë dollarë të hënën, sipas një vlerësimi të Forbes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit