Pamjet kur qytetarët dalin në rrugë me armë në dorë nuk janë të shpeshta.
Mirëpo një të tillë qytetarët e kanë parë në qytetin e Vushtrrisë, duke treguar tutje se si një qytetarë fare lehtë, shëtitet rrugëve të qytetit antik.
Një burrë që nga pamja duket në moshë të shtyrë, shihet përmes një video që ka siguruar IndeksOnline, teksa shëtitet me pushkë në dorë, pa ju trembur syri.
Ndërsa fare pranë tij kalon edhe një patrullë e policisë.