14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ndryshe nga Rama, Lulzim Basha bën thirrje që të votohen shqiptarët në Mal të Zi

Rekomandime

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje bashkëkombësve ne Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bashka ka thënë se nëpërmjet votës për partitë shqiptare, shqiptarët e Malit të Zi do të mund të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët, shkruan Reporteri.net.

Sipas Bashës, forcimi i përfaqëimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në mbështetje të Presidentit malazez, Milo Gjukanoviq dhe Partisë Demokratike të Socialistëve.

- Advertisement -

Rama bëri një video mesazh mbështetjeje për Partinë Demokratike të Socialistëve, ku ai u drejtohet në anglisht, por në një moment ai flet edhe në gjuhën malazeze, ku thotë: “Vendosmërisht për Malin e Zi”, që është edhe slogani i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Socialistëve. Tutje, Rama shton: “faleminderit, i dashur Milo, që ekziston”.

Ky është postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.

Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj.

Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi.

Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.

Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të…

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 26. August 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit