2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ndryshe prej Lutfi Hazirit, LDK-ja thotë se kryesia nuk është në dorëheqje

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që përmes një reagimi publik të sqarojë opinionin për referimet që iu janë bërë kryesisë së subjektit, duke thënë se janë në “dorëheqje”.

Në këtë mënyrë partia e Isa Mustafës e ka demantuar Lutfi Hazirin që ishte i pari që përmendi termin “kryesi në dorëheqje” për LDK-në.

- Advertisement -

Një ditë pas rezultateve të para të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqjen e tij.

Në një konferencë të shkurtë për gazetarët, atë ditë pak foli edhe nënkryetari i subjektit, Lutfi Haziri.

“Nuk ka të bëjë me emra kryetari e tha. Ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur atë ditë nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

- Advertisement -

Megjithatë, duket se LDK-së nuk i ka pëlqyer referimi “kryesi në dorëheqje”, pasi që të njëjtët kanë reaguar sot kur këtë term e kanë përdorur mediat.

Në një sqarim për opinionin publik në LDK kanë thënë se sot do të takohet kryesia e partisë ku do të bëhen përgatitjet për Kuvendin e LDK-së ku do të vendoset për kryetarin e ri.

- Advertisement -

Nga LDK-ja thonë se kryesia nuk është në dorëheqje.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thonë nga LDK-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit