0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Ndryshimi’ i Mustafës, Hazirit e Veliut karshi Vjosa Osmanit

Rekomandime

Diskursi i zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vazhdimisht ka pësuar ndryshime karshi kryeparlamentares Vjosa Osmani që nga përfundimi i zgjedhjeve më 6 tetor.Në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit.Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri jo rrallë herë kanë pasur mospajtime me nënkryetaren tjetër të partisë, Vjosa Osmanin.Më shumë tensione mes këtyre 4 figurave të LDK-së ka pasur ditëve të fundit, për shkak që kryeparlamentarja nuk e votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti të iniciuar nga LDK.Një ditë para se në Kuvend të hidhej në votim ky mocion, kryetarja e Kuvendit kishte bërë thirrje që të mos votohet mocioni.“Absolutisht nuk e përkrah këtë mocion dhe i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të mos e përkrahin këtë mocion, sepse as nuk është në kohën e duhur dhe as nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri ka legjitimitet”, kishte thënë Osmani.Ndërsa pas kësaj deklarate, Mustafa kishte sjelljet në LDK dhe kundër vendimeve të LDK-së duhet të marrin fund.“Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj. Nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së.

- Advertisement -

Kjo sjellje duhet të merr fund”, kishte shkruar Mustafa.Ndonëse kishte thënë që qëndrimet ndryshe në parti duhet të marrin fund, edhe kryetari Mustafa në fushatën zgjedhore kishte përkrahur shumë ish-kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin.“Një grua; një nënë e re, e përkushtuar për familjen dhe vendin e vet, që ka guxim dhe kurajo të përballet me valët e trazuara të qeverisjes së keqe e të kapjes së shtetit, meriton mbështetje të gjerë e të parezervë qytetare”, kishte shkruar Mustafa më 27 gusht në facebook.Në seancën e mocionit Vjosa Osmani votoi kundër shkarkimit të qeverisë Kurti, ndërsa në një deklaratë të po asaj dite Mustafa kishte ‘zbutur’ sjelljen e tij karshi Osmanit.“Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që çojnë në vendime kundër.

Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën’’, ka thënë Mustafa në emisionin Pressing.E nënkryetari Agim Veliu e kishte cilësuar tradhti thirrjen e kryeparlamentares Osmani për të mos votim të mocionit.“Qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk është diçka e re në LDK. Ajo ka vepruar edhe më parë kështu, ka votuar edhe kundër kryeministrit të saj. Të jesh zyrtare e një subjekti si LDK dhe të punojë në një parti tjetër, nuk është tjetër përveçse tradhti kundër interesave të subjektit të saj”, kishte thënë Veliu duke shtuar që me këtë sjellje ‘nuk ka asnjë kuptim të qëndroj në LDK’.Ani pse në fushatën zgjedhore, Veliu, kandidimin e Osmanit për kryeministre e kishte konsideruar ‘vendim historik’.“Dega e Podujevës është angazhuar që të rrisë votën për kandidaten tonë për kryeministre dhe për deputetët që vijnë nga kjo pjesë. Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK’në ashtu edhe për Kosovën”, ka thënë Veliu më 17 shtator para simpatizantëve të LDK-së në Podujevë.Në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e mocionit, kryparlamentarja Osmani kishte paralajmëruar një ‘dritare të vogël’ për të mirën e qytetarëve.“Duke e pasur barrën e rëndë të udhëheqjes së kësaj seance, sot nga kjo foltore e nesër nga një dritare sado e vogël, dhe të jeni të sigurte që do ta gjejë atë dritare do të kërkoj ta kthej dritën në dritaren e madhe të Kosovës”, tha ndër të tjera ajo.E kjo ‘dritare’ nuk i ka pëlqyer nënkryetarit, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ishte shef i shtabit zgjedhor.Madje sipas tij ‘kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës’.

Mbrëmë përmes një statusi në facebook, ai ka shkruar që ‘LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve e largimin e njerëzve përmes dritareve’.Duke mos përmendur emra, i pari i Gjilanit ata që votuan kundër mocionit i ka konsideruar oportunistë që ‘lypin azil politik te Albin Kurti’“Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerëzit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit Kryeministër në detyrë”, ka shkruar Haziri.Në zgjedhjet fushatën zgjedhore, Haziri, kryeparlamentaren Osmani e kishte konsideruar ‘figurë frontale’ të LDK-së.“Ju garantojmë ne të gjithë qytetarëve të Kosovës, që nga kjo minutë deri më 6 tetor do të punojmë që me festu bashkë dhe do ta rikthejmë LDK-në si forca e parë politike. Figura frontale që ka me bindë çdo qytetar të Kosovës tashmë është Vjosa Osmani”, pati thënë ai më 26 gusht.E më 8 tetor, nënkryetari Haziri ishte shprehur krenarë me bashkpartiaken e tij të cilën tani po e konsideron ‘oportuniste’“Me Vjosën kandidate, ky është numri më i madh i votave që LDK ka marrë që prej zgjedhjeve të vitit 2004. Ne jemi krenarë me të. Me fushatën moderne që e kemi bërë për 10 ditë. Me shpresën që e kemi kthyer tek qytetarët”, pati shkruar Haziri.Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit