1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndryshon kategorizimi, 18 komuna në zonë të kuqe

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 26 mars, në zonën e kuqe do të jenë 18 komuna: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaji.

- Advertisement -

Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbër janë 8 komuna: Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.

Ndryshimet

- Advertisement -

1. Podujeva nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.

2. Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e kuqe.

- Advertisement -

3. Drenasi nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë.

4. Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit