1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndryshon moti për Fitër Bajram, këto do të jenë temperaturat

Rekomandime

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave.

Kështu këto ditë pritet që të ketë reshje shiu dhe bubullima.

- Advertisement -

Mot më i keq pritet të jetë ditën e hënë. Këtë ditë e tërë pasditja ë3shtë paraparë që të kalojë me reshje të vazhdueshme shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Nga fundjava mot më jostabil, me të reshura shiu dhe bubullima. Temperaturat në rënie të lehtë në fillim të javës së ardhshme.

29.04.2022 – Mot i paqëndrueshëm po paraqitet nga fundjava mbi vendin tonë. Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, me reshje shiu përreth viseve malore. Të dielen do të ketë zhvillime edhe të rrebesheve të shiut me bubullima.

- Advertisement -

Më shumë të reshura shiu paraqiten ditën e hënë dhe të martë, ku të hënën mund të jenë më të vazhdueshme, e të martën edhe me bubullima. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, derisa pasdites mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë fundjave do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

30.04 – Diell e vransira. Vonë pasdite përreth viseve malore priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.

2.05 – Kryesisht vranët e më freskët. Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu.

3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.

4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën.

Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit