0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ndryshon vendimi për qëndrim në karantinë: Nga 14, të ardhurit tash do të qëndrojnë 7 ditë

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka ndryshuar vendimin e karantinimit nga 14 ditë në shtatë ditë, për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë.

- Advertisement -

E ky ndryshim erdhi si pasojë e rënjës së rasteve me koronavirsu në Kosovës, dhe se testi për koronavirus tashmë qytetarëve do t’i bëhet në ditën e shtatë dhe pastaj do të lirohen.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi për media nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Është rekomandim i IKSHP-së që personave të vendosur në karantinë t’u bëhet testimi në ditën e shtatë pas arritjes dhe kjo për faktin se IKSHPK ka konstatuarnormalizim të rasteve me COVID-19 dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike”, ka thënë Hoti për Insajderin.

- Advertisement -

Por, në raste se personi rezulton negativ ose pozitivi pa shenja klinike në testin për koronavirus, detyrohet të vazhdoj karantinimin në shtëpi për 14 ditë.

Kurse, nesë rezulton Covd19 pozitiv me shenja klinike bartet në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm.

- Advertisement -

“Në rast se personi pas ditës së shtatë rezulton Covid19 Negativ dhe Pozitivi por pa shenja klinike apo komplikime vazhdon vetëizolimin në shtëpi për 14 ditë, ndërsa nesë rezulton pozitiv me shenja klinike dërgohen në Klinikën Infektive për mjekim”, ka thënë më tej Hoti.

Qendra e Studentëve në Prishtinë është shndërruar në karantinë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kosova ka disa ditë që po pëson rënjë të rasteve pozitive me koronavirus, deri më tani ka 860 persona të infektuar prej tyre 533 të shëruar dhe 27 të vdekur.

Nga e hëna ka filluar lehtësimi i masave kufizuese dhe qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin dy herë në ditë nga një ore e gjysmë, ndërsa filloi edhe hapja e disa veprimtarive ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit