Ish-pjesëtari i LPK-së, Xhevat Bislimi, ka folur në emisionin Pressing në T7 për themelimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Bislimi ka thënë se LPK ishte krijuar me 17 janar, ku sipas dëshmitarëve ishin takuar tri liderë të lëvizjeve dhe kishin lidhur marrëveshje për krijimin e kësaj lëvizjeje popullore.
Ai shton se ky bashkim kishte ndodhur pasi ishin vrarë disa aktivistë shqiptarë më 1982.
“LPK është sintezë vullnetit dhe kërkesave të popullit të pushtuar, pjesës së pushtuar. Pastaj data, se a është 17 janar apo shkurt është pak relevante.
17 janari është data kur janë takuar tre përfaqësuesit e tri organizatave të kohës dhe sipas dëshmitarit që është gjallë, Ibrahim Kelmendi, atë natë është arritur marrëveshja.
Ky bashkim i9 asaj nate ka vulën e gjakut të atyre heronjve të janarit.
Pastaj 17 shkurt është zyrtarizuar në një shkresë dhe pastaj 15 maj ku është bashkuar edhe organizata e quajtur OLMK.
Është me rëndësi që LKP është sintezë e popullit shqiptar për liri dhe çlirimin e tokave të pushtuara nga Jugo-Serbia”, shtoi ai.