-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Ne e dimë çka ju pret” – letra rrëqethëse nga Italia për Evropën

Rekomandime

Shkrimtarja e famshme italiane Francesca Melandry, e cila është karantinuar në Romë për gati tre javë për shkak të epidemisë së virusit koronar, shkroi një letër “nga e ardhmja” për Evropianët, duke përshkruar emocionet që njerëzit kanë më shumë gjasa të përjetojnë në javët në vazhdim.

- Advertisement -

“Unë po ju shkruaj nga Italia, që do të thotë nga e ardhmja juaj. Tani jemi në vendin ku do të jeni brenda disa ditësh. Grafikët që përcjellin epideminë tregojnë se të gjithë jemi ndërthurur në vallëzimin paralel”, shkroi Melandry.

Ajo thekson se italianët janë disa hapa përpara vendeve të tjera evropiane, ashtu si Wuhan ishte disa javë përpara Italisë, raporton Guardian, transmeton Reporteri.net.

“Ne ju shikojmë duke vepruar ashtu si ne. Ju jeni duke diskutuar të njëjtat gjëra për të cilat ne kemi diskutuar deri vonë, dhe ndërsa disa thonë është vetëm grip dhe pyesin se a duhet të bëjnë panik, të tjerët tashmë e kanë kuptuar se çfarë është. Ndërsa ne ju shikojmë nga këtu, nga e ardhmja juaj, ne e dimë se shumë prej jush, siç u tha, e kanë mbyllur veten në shtëpitë tuaja, duke cituar Orwellin dhe disa madje edhe Hobbesin”.

- Advertisement -

“Para së gjithash, ju do të hani. Jo vetëm sepse do të jetë një nga gjërat e fundit që mund të bëni. Do të gjeni dhjetëra grupe në rrjetet sociale që ofrojnë këshilla se si ta kaloni kohën tuaj të lirë. Do të bashkoheni në të gjitha këto grupe dhe pastaj do t’i injoroni plotësisht ato pas disa ditësh”, shkruan Melandry.

“Do të hani përsëri. Ju nuk do të flini mirë. Do të pyesni veten se çfarë po ndodh me demokracinë. Do të keni një jetë shumë të trazuar në rrjetet sociale, Messenger, Whatss App, Skype … Fëmijët tuaj do t’ju mungojnë si kurrë më parë. Ndërgjegjësimi se nuk keni ide kur do t’i shihni përsëri do t’ju lëndojë sikur dikush ju godet në gjoks”, shkruan shkrimtarja italiane.

- Advertisement -

“Shumë gra do të rrihen në shtëpitë e tyre. Ju do të pyesni veten se çfarë ndodh me ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi sepse nuk kanë një të tillë. Do të ndiheni të prekshëm kur të dilni nëpër rrugët e shkreta, veçanërisht nëse jeni grua. Ju do të pyesni veten nëse kështu prishen shoqëritë. A po ndodh vërtet kaq shpejt? Kur të ktheheni në shtëpi, do të hani përsëri.”

Si pasojë, ju do të shtoni peshë dhe më pas do të zhyteni në faqet e fitnesit në internet, vuri në dukje shkrimtarja, duke theksuar se e gjithë kjo shoqërohet me shumë të qeshura dhe kënaqësi të humorit të zi si kurrë më parë.

Edhe ata që kanë marrë gjithçka seriozisht më parë, do të fillojnë të mendojnë për absurditetin e jetës, universin dhe gjithçka tjetër, vuri re Melandry.

Do rendisni, letra vazhdon, të gjitha gjërat që duhet të bëni, dhe natyra e vërtetë e njerëzve përreth jush do të zbulohet.

“Intelektualët, të cilët më parë ishin të kudondodhur në media, tani do të zhduken. Disa do të gjejnë strehim te racionalizimi që do të jetë plotësisht i mëshirshëm, kështu që njerëzit do të ndalojnë t’i dëgjojnë ata. Por, njerëzit që nuk u keni kushtuar vëmendje më parë do të dëshmohen bujarë, të besueshëm, pragmatikë dhe depërtues”,vëren Melandry.

Ata që ju thonë ta shikoni gjithë këtë kaos si një mundësi për rinovimin planetar do t’ju ndihmojnë të shihni një imazh më të gjerë të asaj çka në të vërtetë po ndodhë.

“Bukur, planeti po merr frymë përsëri sepse po lëshojmë më pak dioksid karboni, por si t’i paguajmë faturat muajin tjetër? Ju nuk do të kuptoni nëse dëshmimi i lindjes së një bote të re është një situatë grandioze apo e dëshpëruar”,thuhet tutje në letër.

Ajo paralajmëron se do të pasojë frika, të cilën do ta ndajmë me të dashurit tanë, ose do t’a mbajmë në vete në mënyrë që të mos i rëndojmë ata.

“Ne jemi në Itali dhe kjo është ajo që dimë për të ardhmen tuaj. Ky është vetëm një parashikim i vogël i së ardhmes. Ne jemi psikikë të nivelit të ulët. Duke parë të ardhmen, atë që është e panjohur për ne dhe ju, ne mund t’ju themi vetëm këtë: pasi të mbarojë kjo, bota nuk do të jetë më e njëjtë”, përfundoi Melandry në letrën e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit