2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në emër të UÇK-së, Fatmir Limaj e paralajmëron Albin Kurtin

Rekomandime

Deputeti Nismas, Famir Limaj, përveç që sugjeroi mandarin për kryeministër Albin Kurtin që të mësoj për shtetin, i tha që asesi nuk do të lejojnë që në kuadër të dialogut me Serbinë të arrijë ndonjë marrëveshje në dëmë të Kosovës.“Porosia ime është kjo, një gjë dije Albin edhe të gjithë, harroje që ti mund të bësh ndonjë marrëveshje me Serbinë, kundër Kosovës. As ti e askush sikur që si kemi lanë tjerët, s’ka mujt me bo Hashim Thaçi, ty s’ka shanc. Unë e di që ti ke dhanë premtime por harroje se të bijtë e UÇK-së janë gjallë dhe kurrë s’kan me lanë me i bo dëm Kosovës”, theksoi Limaj.Limaj duke folur për kulturën demokratike të Kurtit, kritikoi qasjen që ky i fundit e ka pasur edhe ndaj simboleve shtetërore për çka tha që ‘nuk kanë pasur opozitarizëm të lavdishëm’.“Kosova sot ka një mandatar që nuk e njeh funksionimin e shtetit, mësone më së pari qysh funksionon shteti, ky nuk e di që Kosova ka shtet, ky mendon që me përralla e romane e fjalime filozofike bëhet shtetit. Ule kokën e mësohu qysh funksionon shtet, prandaj para kohe je tu ardh në mandat, ka qenë dashtë ti me konë ministër”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit