3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Në hotelin e refugjatëve ku po mbahet Djokovici shërbehet bukë bajate dhe me krimba

Rekomandime

Novak Djokovic mund të jetë mësuar të kalojë kohë nëpër hotele luksoze ku shërbimi është i përkryer, por ai do ta mësojë tani se çfarë do të thotë të jetosh në kushte të pavolitshme.

Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën.

- Advertisement -

Djokovic nuk u lejua të futet në Australi të mërkurën, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.

Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, ndërtesën e ndalimit në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.

34-vjeçari do të qëndrojë në Park Hotel deri të hënën, kur do të merret vendimi ndaj ankesës së tij kundër dënimit nga vendi, ku shërbimi nuk duket të jetë aspak cilësor.

- Advertisement -

Në fotografi të publikuara nga mediat australiane, ushqimi në këtë hotel duket të jetë bajat dhe me krimba.

- Advertisement -

Djokovici u ankua në gjykatën e Melbourne ndaj vendimit të autoriteteve australiane për refuzimin e vizës për t’u futur në vend dhe vendimi ndaj ankesës së tij është shtyrë për të hënën në orën 10:00, njoftuan zyrtarët e gjykatës.

Vendimi pritej të merrej sot dhe Djokovici të dëbohej nga vendi, por tenisti serb tani do të mbahet në karantinë deri të hënën.

Djokovic nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar, por në të kaluarën e ka ngritur zërin kundër marrjes së vaksinës.

Djokovic është nëntë herë kampion i Australian Open dhe po shpresonte se këtë vit do ta thyente rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi ai ka 20, aq sa Roger Federer dhe Rafael Nadal.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit