1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në Japoni burri dhe gruaja nuk flenë së bashku, arsyeja do t’iu habis

Rekomandime

Sado i vogël të jetë apartamenti i tyre, asgjë nuk do t’i ndalojë çiftet e martuara në Japoni të flenë të paktën në shtretër të veçantë, nëse jo në dhoma.

Sidoqoftë, kjo nuk është një shenjë se ata kanë një problem në martesën e tyre, por diçka që ata besojnë se po u bën mirë në shumë mënyra. Më poshtë ua sjellim disa arsye pse në Japoni, burri dhe gruaja nuk flenë së bashku:

- Advertisement -

Koha e ndryshme e zgjimit dhe shkuarjes në shtrat

Kjo është gjëja e parë që i bën japonezët të ndajnë dhoma, ose të paktën shtretër. Të zgjosh gjysmën tjetër vetëm sepse duhet të ngrihesh herët ose të kthehesh vonë është thjesht e përjashtuar nga diskutimi. Japonezët e dinë se sa i rëndësishëm është gjumi i mirë për shëndetin fizik dhe mendor dhe bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë.

Bebet flenë me nënat e tyre

- Advertisement -

Nënat në Japoni flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme sepse besohet se ky zakon parandalon rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjës dhe ndihmon fëmijën të ketë një ritëm të qëndrueshëm të zemrës. Babai duhet të vendosë vetë nëse do të flejë me ta ose do të zhvendoset në një dhomë tjetër, por nuk duhet të ndikojmë negativisht në gjumin e nënës dhe foshnjës.

Për japonezët, gjumi i veçantë do të thotë paqe

- Advertisement -

Ndërsa pjesa tjetër e botës e sheh gjumin në dhoma të ndryshme kryesisht si një divorc në të ardhmen, japonezët mendojnë krejtësisht ndryshe. Ata thjesht e vlerësojnë shumë gjumin cilësor, sa nuk do të lejojnë asgjë që t’i shqetësojë atëherë. Japonezët nuk duan të zgjohen nga gërhitja, kthimi, lëvizja e partnerit të tyre në gjumë, dhe tjetri e kupton absolutisht këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit