Ditën e diele, konkretisht në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, do të ndryshojë ora, ku akrepat do të lëvizin një orë përpara.
Akrepat do të zhvendosen nga ora 2:00 në 3:00.
Me orën verore, do të kemi më shumë ditë dhe më pak natë.
Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë rast ju do të flini një orë më pak.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.