0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Në këto raste Zvicra liron nga karantina të kthyerit nga zonat me rrezik

Rekomandime

Në konferencën për media që ka mbajtur ministri i shëndetësisë Alain Berset dhe përfaqësues tjerë të institucioneve janë bërë të njohura një numër vendimesh të qeverisë në lidhje me koronavirusin.

Ndër të tjera, autoritetet kanë njoftuar se në cilat raste do të ketë përjashtime nga detyrimi për karantinë, shkruan srf.ch.

- Advertisement -

Këtu hyjnë personat që punojnë në lëmin e kulturës pas një ngjarjeje kulturore që është zhvilluar në një zonë me rrezik, transmeton albinfo.ch. Po kështu edhe sportistët pas një aktiviteti si dhe pjesëmarrësit në kongreset e specializuara, lirohen nga karantinimi pas kthimit në Zvicër.

Por këtu ka një parakusht: duhet të jetë hartuar dhe të zbatohet një koncept specifik i mbrojtjes për ngjarjen në fjalë jashtë vendit.

Nga detyrimi i karantinës përjashtohen gjithashtu njerëzit të cilëve u duhet të udhëtojnë në një zonë rreziku për arsye profesionale ose mjekësore dhe këto udhëtime nuk mund të shtyhen. Parakusht në këtë rast është që qëndrimi jashtë vendit të mos zgjasë më shumë se pesë ditë dhe po ashtu që të hartohet dhe zbatohet një koncept mbrojtjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit