-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Rekomandime

Policia e Kosovës gjithë kohën bënë thirrje që të respektohen shenjat e trafikut, ndër to edhe ato të kufizimit të shpejtësisë. Por, për të mos e lënë “në nder” të askujt, edhe patrullojnë me radar.

Zakonisht kjo nuk u pëlqen kosovarëve, të cilët mundohen me çdo kusht t’i shpëtojnë radarëve, gjë që çon deri në pikën kur nisin të shiten pajisje që detekojnë radarin.

- Advertisement -

Një kompani ka nisur të shes online pajisje të tilla që kushtojnë vetëm 28 euro dhe, sipas tyre, i shpëtojnë shoferët nga radari.

- Advertisement -

Sipas tyre, kjo pajisja detekton rrezet e radarit në distancë të largët, duke pamundësuar Policinë që t’i kapë shkelësit. Pajisja po shitet haptazi në një faqe internet.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që kosovarët mundohen t’i shpëtojnë radarëve të Policisë. Kohë më parë funksiononte një grup në viber, kur qytetarët tregonin për vendndodhjen e radarëve.

- Advertisement -

Policia pati një aksion ndaj këtij grupi, duke bërë që të mbyllet për një kohë. Por, ai grup ishte aktivizuar sërish kohën e fundit.

Ndryshe, tani Policia e Kosovës gjobat i ka koncentruar tek personat që shkelin masat anti-Covid, mirëpo herë-herë shihen edhe me radarë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u shqiptuan 884 gjoba të trafikut e 871 për shkeljet e masave anti-Covid.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit