Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me liderin e VV-së, Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në bazë të kësaj marrëveshje, në listën e VV-së do të jenë edhe kandidatët për deputetë nga lista e Vjosa Osmanit.
Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se pjesë e kësaj liste do të jetë edhe Donika Gërvalla.
Gërvalla, ashtu edhe si Vjosa Osmani, janë përjashtuar nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt.