1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Në mes të emisionit lypësi afrohet dhe u kërkon para kandidatëve për deputetë, kështu reagojnë ata

Rekomandime

Derisa në qytetin e Prizrenit po zhvillohej debati i kandidateve për deputetë nga partitë për emisionin Frontal, në studio të hapur është afruar një lypës i cili ka kërkuar lëmoshë nga kandidatët për deputetë.

Ai afrohet në momentet e fundit të emisionit dhe kjo ka bërë që edhe kandidatët të reagojnë.

Kandidatja e koalicionit NISMA-AKR-PD, Albulena Balaj, i thotë se do ta ndihmojnë pas përfundimit të emisionit, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ilir Baldedaj, pa nguruar nga xhepi i nxjerr disa para dhe ia jep lypësit.

- Advertisement -

Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të ‘ashpra’ të realizuara deri më tani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit