5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Në Pejë, policia ua bllokon veturat qytetarëve në mënyrë të kundërligjshme

Rekomandime

Eksperti ligjor, Astrit Ademaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se komunat nuk po u ofrojnë qytetarëve lehtësimin e jetës, kjo pasi që ka ende mungesë të parkingjeve dhe qytetarët nuk kanë hapësira ku të parkojnë veturat e tyre.

Ademaj tha se në komunën e Pejës ka mungesë të parkingjeve, ku madje edhe ato parkingje që kanë qenë publike, i kanë rikthyer në private dhe qytetarë duhet të paguajnë për atë hapësirë.

- Advertisement -

E së fundmi herë si pasojë e mungesës së hapësirave, komuna ka filluar të ndëshkoj qytetarët kështu duke ua bllokuar edhe veturën për të mos lëvizur më.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Mendësia e Mbylljes dhe Ndëshkimit në Komunën e Pejës

- Advertisement -

Ne vendin tone në përgjithësi e në Komunën e Pejës në veçanti organet përgjegjëse qeverisëse përkundër faktit qe nuk ofrojnë projekte konkrete për lehtësimin e jetës se qytetarit kohëve te fundit ka filluar një trend i ri ai i Ndëshkimit dhe Mbylljes, para disa ditëve Komuna e Pejës ka lidhur një kontratë kornize me një ofrues të shërbimeve për bllokimin dhe tërheqjen e automjeteve ne vendet e ndaluara për parkim me Nr. Identifikues 635/19/001/SHR.

Zyrtaret Komunal paraprakisht do te ishte mire të konsultojnë bazën ligjore (përmes juristeve nëse kane të atille) dhe mandej në përputhje me Ligjin Për Vetëqeverisje Lokale të organizojnë Inforimin publik dhe konsultimin si parim baze demokratik të pjesëmarrjes së qytetarit në projektet Komunale, sepse vete sigurimi i rendit dhe ligjit është ne interes të qytetarit.

- Advertisement -

Kontrata e tille nuk përkon fare me parimin e ligjshmërisë ku askush nuk mund të dënohet për një vepër penale apo kundërvajtje, nëse vepra nuk ka qenë e paraparë si vepër penale apo kundërvajtje me ligj apo akte ligjore, dhe askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër.

Ky parim bazik i drejtësisë është paraparë në nenin 3, të Ligjit Nr. 05/L-087 Për Kundërvajtje dhe Kodin Penal të Kosovës.

Gjithashtu në nenin 29, të Ligjit Nr. 05/L-087 Për Kundërvajtje, parashihet se Komuna me akt nënligjorë (rregullore) mund të parasheh një vepër si kundërvajtje, gjë që në rastin konkret nuk kemi fare Akt nënligjorë për vendosjen e bllokadave në automjete, por, edhe nëse do të kishte rregullore për vendosje të bllokadave, nuk mund të shqiptohen dy gjoba për të njëjtën vepër për arsye sepse në nenin 5, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, parashihen mjafte qarte zhvendosja e mjeteve në rastin kur automjetet janë parkuar në kundërshtim me ligjin, dhe zhvendosjen e kryen policia apo persona të autorizuar të komunës, me kërkesë dhe me pëlqim të policisë, me të vetmin qëllim që të largohet mjeti që e pengon qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve, e jo si është duke vepruar Komuna e Pejës duke i ndëshkuar nga dy herë qytetarët me bllokada të automjeteve, duke i ngarkuar qytetarët me gjoba kundërligjore dhe duke mos e liruar qarkullimin, sikurse edhe është qëllimi i ligjit në fuqi, por duke e bllokuar edhe më tepër qarkullimin e mjeteve, njerëzve dhe mallrave me bllokada që po i vendosin në vetura.

Komuna e Pejës në vend se të lehtësoj jetën e qytetarëve të saj me krijimin e parkingjeve të reja publike pa pagesë, (sikurse fjala bije në qytetin e Durrësit), Komuna përmes kompanive private të gjitha parkingjet publike i ka kthyer ne parkingje më pagesë, por edhe kjo nuk mjafton, tani për qytetaret fillon edhe një mase e ndëshkimi ajo e vendosjes së bllokadave në vetura para shtëpive të tyre, në lagje që botërisht dihet se nuk ka asnjë mundësi të sigurohet parking nga qytetarët.

Bazuar në nenin 84, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugore, në të cilin thuhet se lejohet parkimi i mjetit në trotuar me dy rrotat anësore apo me rrotat e një boshti të mjetit, me kusht që gjerësia e trotuarit që mbetet në dispozicion të këmbësorëve të jetë e mjaftueshme për lëvizjen e lirë të këmbësorëve, ajo nuk duhet të jetë më e vogël se 1,6 metra dhe nuk duhet të jetë pranë skajit të djathtë të rrugës qarkulluese, edhe pse ligji e ka japë këtë mundësi për parkim të automjeteve, kompania private e autorizuar nga Komuna, së bashku me Policinë e Kosovës, nuk po e marrin fare ne konsiderate këtë dispozitë ligjore, për më tepër, bllokadat po vendosen edhe në rrugët njekahorë, edhe pse sipas dispozitave në fuqi të ligjit të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, theksohet se në rrugë njëkahëshe shoferi mund t’a parkoi mjetin në dy anët e rrugës, nëse me këtë ligj ose me shenja të trafikut nuk përcaktohet ndryshe. – Për analogji këtë parkim e aplikon Komuna e Ulqinit.

Komuna e Pejës ka pasur mundësi dhe ende ka, që duke u bazuar në nenin 4, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, të lejoj parkimin e mjeteve në opsionet e cekura më lartë, posaçërisht për lagjet që kanë mungesë të parkingjeve si Kapeshnica, Karagaqi, Jarina, etj, por, fatkeqësisht ka zgjidhur që të vështirësoj jetën e qytetareve të saj duke i gjobitur, në vende ku ligji e lejon parkimin, duke krijuar konflikte në mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve, ku kemi edhe një rast te evidentuar të rrahjes se një qytetari para anëtarëve të familjes për të vetmen arsye se e ka kundërshtuar vendosjen e bllokadës se veturës që ka qenë e parkuar para shtëpisë së tij.

Ju kujtojë zyrtarëve përgjegjës Komunal se, vendosja e bllokadave në botën e civilizuar (nëse nuk kanë njohuri) përdoret në parkingje me pagesë me qëllim që klientët të mos largohen pa paguar, e jo si në rastin e Komunës së Pejës që është e vetmja Komunë në Republikën e Kosovës që vendosë bllokada në vend të zhvendosjes së mjeteve dhe lirimit të qarkullimit të lirë. Në nenin 4, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, thuhet se Ministria apo Komuna, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe në konsultim me komunitetin, bëjnë rregullimin teknik të trafikut nëpër rrugët publike nën administrimin përkatës të tyre.

Ndërsa, Komuna e Pejës pa asnjë konsultim paraprak me qytetarë ka arritur pa kurrfarë fizibiliteti dhe senzibilizimi te qytetareve të angazhoje kompaninë private për vendosje të bllokadave në vetura, e cila kontrate sipas partnereve (njëra kishte si aktivitet TAX-in), gjë që e cila tregon mungesën e njohurive bazike të zyrtareve Komunal mbi kushtet e përgatitjes dhe vlersimit të drejte të kompanive lidhur me liderët dhe aktivitetin e tyre, ky veprim ngrit indicjet se veprimi i tille është pa kurrfarë baze ligjore, duke shkelur parimet bazike që janë të parapara në Ligjin Nr. 05/L-087 Për Kundërvajtje, dhe duke shkelur dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Gjithashtu në nenin 84, të Ligjit Nr. 05/L-088 Për Rregullat e Trafikut Rrugor, theksohet se shoferit nuk i lejohet ta ndalë dhe ta parkoi mjetin në vendin ku do t’a rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, ose do t’a pengonte zhvillimin normal të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, dhe se dënohet për kundërvajtje me gjobë prej tridhjetë (30) euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Por, askund nuk parashihet se komuna mund të autorizojë një kompani private të vendosë bllokada, dhe që përmes policëve t’i detyrojë qytetarët të paguajnë gjobën e vendosjes së bllokadës në vend, ndërsa për gjobën e kundërvajtjes që e shqipton policia, qytetari ka afat prej 15 ditësh të paguaj, apo të ushtroj ankesë, ndërsa gjoba e vendosur nga kompania private, nuk lejohen pagesa më vonë, e as që të jepet mundësia e drejtës së ankesës si mjetë të rregullt juridik të garantuar më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Policia në Pejë duhet të veprojë ashtu sikurse vepron e gjithë Policia e Kosovës, që automjeteve të parkuara në mënyrë të kundërligjshme t’u merren tabelat nëse shoferi nuk është afër veturës, me qellim që i njëjti të paraqitet në stacionin policor për dhënien e gjobës, apo në rastin kur vetura e pengon qarkullimin e lirë të mjeteve apo njerëzve të zhvendoset vetura përmes kompanive të licencuara për tërheqjen e mjeteve.

Veprimet dhe aktivitetet e tilla kontraktuese qofte me vetëdije dhe pa pasur njohurit themelore te zyrtareve Komunal (fatkeqësisht) ne boten e civilizuar përbejnë rast hetimi sepse kontrata është e lidhur nga Institucioni i cili për baze financimi ka edhe taksat e qytetarit Pejan.

Të gjitha këto veprime jo vetëm qe tregojnë mendësinë dhe prioritetet e Komunës drejt mbylljes dhe ndëshkimit të qytetarit Pejan, POR e pamundësojnë zhvillimin ekonomik dhe turizmit duke pas parasysh frekuentimin e turisteve gjate sezonës se ardhshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit