1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në Peru ke dy zgjedhje, karantinën ose “shkopin”

Rekomandime

Njësitë apo brigadat e organizuara të fshatarëve peruanë e kanë marrë seriozisht respektimin e masave të karantinës, dhe po ndëshkojnë banorë e zyrtarë shteti. Në vend kanë humbur jetën më shumë se 5,700 veta nga koronavirusi, nga bilancet më të rënda në kontinent.

- Advertisement -

Në Peru, të ashtuquajturat “brigadat fshatare” po u vijnë në ndihmë autoriteteve në luftën me epideminë e koronavirusit.

Organizatat popullore të njohura për zmbrapsjen e grupeve rebele fundshekullin e kaluar, dhe që shpesh mblidhen për të diskutuar çështjet e besnikërisë bashkëshortore, vjedhjeve apo ndëshkimin e korrupsionit nga zyrtarët, tani ruajnë mbarëvajtjen e karantinës në malësitë e Perusë.

Banorët por edhe zyrtarët e forcat e rendit që nuk i binden urdhrit për vetizolim, ndëshkohen fizikisht apo me forma të tjera.

- Advertisement -

“Jemi në luftë të palodhur me pandeminë e padukshme që po e dëmton botën ngado. Brigadat fshatare kanë marrë një rol kryesor në kontrollin e territorit në të 13 provincat e rajonit tonë. Qëllimi i brigadave është të zgjidhin konfliktet, problemet e ndryshme, duke dhënë drejtësi.”

Me dekretimin e karantinës në muajin mars, brigadat fshatare në qytetin verior të Kahamarkës mbyllën menjëherë kufijtë tokësorë për të aplikuar me detyrim distancimin social.

- Advertisement -

Ndërhyrja e shpejtë dhe kontrollimi i sëmundjes nga fshatarët krahasuar me rajonet e tjera pranohet edhe nga vetë ministri i Brendshëm peruan, Valter Martos.

“Në këto vende, policia, forcat e armatosura dhe brigadat fshatare janë treguar më eficiente. Pandemia në Kahamarkë është totalisht nën kontroll. Kemi testuar përfaqësues nga sektorë të ndryshëm dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.”

Peruja ka konfirmuar deri tani mbi 200 mijë raste të të infektuarve me Covid-19, rreth 60 për qind vetëm në kryeqytet, ndërsa numri i viktimave ka kaluar mbi 5,700.

Mungesa e medikamenteve dhe oksigjenit ka shtuar radhët e të shtruarve kryesisht në rajonet bregdetare.

Ndërkohë në kontinentin latin koronavirusi ka infektuar mbi 1 milion e gjysmë persona, me bilancin më të rëndë në Brazil, Peru, Meksikë dhe Kolumbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit