1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në pikë të ditës hajnat ia vodhën kuletën polices në Ferizaj

Rekomandime

Personat të cilët po kryejnë vepra penale kundër pasurisë, në fokus të veçantë vjedhjet e grabitjet përveç se i kanë shtuar aktivitetet e tyre të kundërligjshme dukshëm kohëve të fundit, ata këto vepra po i kryejnë ndaj çdo personi pa përjashtm.

- Advertisement -

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në rrugë “Liman Reka” në Ferizaj, më datë 26 dhjetor, rreth orës 14:00, ku një zyrtare policore ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur kuletën e saj.

Burime bëjnë të ditur se viktima brenda kuletës së saj kishte dokumente të ndryshme, ID –kartelën zyrtare, si dhe para të gatshme, në vlerë rreth 170 euro.

Gazeta mëson se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit janë iniciuar hetimet dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë person i dyshuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit