-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në shtetin Afrikan, vajzat e mitura shkëmbehen me 60 lopë

Rekomandime

Në Sudanin Jugor po shënohet rritje e rasteve në të cilat prindërit i tregtojnë vajzat e tyre në këmbim të lopëve. Kjo dukuri ka ndikuar në përhapjen e martesave të fëmijëve.

Dukuria shqetësuese ka marrë përmasa aq të rrezikshme, saqë zyrtarët rajonalë të administratës i kanë bërë thirrje qeverisë qendrore në Juba që të miratojë një ligj të fuqishëm që e ndalon këtë vepër.

- Advertisement -

Duke folur për agjencinë Anadolu, kryetari i rajonit administrativ të Pibor-it, James Konyi Korok tha se situata është alarmuese. Sipas tij, prindërit po i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur për shkak të varfërisë.

“Ne duam që organizatat joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut dhe qeveria të bëjnë ligje gjithëpërfshirëse për t’ua mundësuar komuniteteve ndalimin e martesave të fëmijëve. Pa ligje nuk mund t’i jepet fund kësaj praktike”, tha ai.

Sipas këtij zyrtari, prindërit i tregtojnë vajzat e tyre me 60 lopë, ndërsa nëse djali martohet fshehurazi me vajzën, familja e tij duhet t’i japë 80 deri 100 lopë.

- Advertisement -

Ai tha se mungesa e sigurisë dhe vërshimet po ua vështirësojnë punën zyrtarëve që të shkojnë nga fshati në fshat për të kryer inspektime dhe për t’i dhënë fund kësaj dukurie.

James Kiir Ëal, drejtor i rajonit Malakal, tha se dukuria e tillë është pakësuar në rastet kur burrat e moshuar martohen me vajza të reja, por ende ka shumë raste mes të rinjve.

- Advertisement -

Ministrja për Gjini, Fëmijë dhe Mirëqenie Sociale e Sudanit Jugor, Ayaa Benjamin Warille, bëri thirrje për më shumë mënyra strategjike për t’u dhënë fund martesave të fëmijëve. Ajo njoftoi se 50 për qind e vajzave në këtë shtet martohen para se t’i mbushin 18 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit