1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Negociatat për paqen, Ukraina ia rikujton “vijat e kuqe” Rusisë

Rekomandime

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se situata e rëndë në qytetin e rrethuar të Mariupolit mund të jetë një vijë e kuqe në rrugën e negociatave.

Kuleba tha gjithashtu se nuk kishte pasur ndonjë komunikim diplomatik kohëve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës në nivel të ministrive të tyre të jashtme.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se ai priste “intensifikimin e Iuftimeve të rënda në Ukrainën lindore” në javët e ardhshme, raporton Sky News.

“Ne nuk kemi pasur kontakte me diplomatët rusë javët e fundit në nivel të ministrive të jashtme. I vetmi nivel kontakti është ekipi negociator që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe deputetë. Ata vazhdojnë konsultimet e tyre në nivel ekspertësh, por nuk po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit