4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Negociatori ukrainas: Shpallja e neutralitetit kërkon 3 milionë nënshkrime

Rekomandime

Mund të duhet të paktën një vit që Ukraina të mbajë një referendum për neutralitetin e saj, sipas kreut të delegacionit të Ukrainës në bisedimet e paqes me Rusinë, raporton BBC.

Neutraliteti ukrainas është një kërkesë kryesore ruse për t’i dhënë fund luftës. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se është i hapur ndaj kësaj ideje, me kusht që Ukraina të marrë garanci sigurie.

- Advertisement -

Në një intervistë televizive, negociatori ukrainas David Arakhamia tha se një vendim i tillë duhet të merret përfundimisht nga populli i Ukrainës – në vend të politikanëve – në një referendum kombëtar.

Shpallja e neutralitetit, tha ai, do të kërkonte tre milionë nënshkrime për t’u regjistruar.

Kjo është një procedurë e madhe që nuk mund të zhvillohet jashtë territorit paqësor,” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit