1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Nëna më pyeste për vëllain, vëllai për nënën”, flet familjari që i vdiq vëllai dhe nëna nga virusi

Rekomandime

Familjes Arifi nga Gjilani i kanë vdekur dy anëtarë të familjes nga virusi.

- Advertisement -

Përgjatë ditës së djeshme, u raportua se kanë vdekur nënë e bir si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Një gjë të tillë e konfirmoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ekipi i T7 ka qëndruar tek shtëpia e të ndjerëve. Mediumi ka arritur të marrë në prononcim nga familjari, i cili u nis nga mërgimi pasi dëgjoi se anëtarët ishin të infektuara me Covid-19.

“Ni vlla më tregoi edhe erdha, por erdha si vonë pak. Kur erdha ken në spital në Gjilan, e nana u kanë në shpi. Këto se kena çu, e kena mbajtë me oksigjen në shpi, s’mujtëm me e shpëtu. Të njëjtën kohë kur iu keqsojke gjendja vëllait në spital, ai më vetke për nanën, nana për vëllain”, deklaroi ai për T7.

- Advertisement -

Familjari rrëfen se pati eksperienca të këqija në Spitalin e Gjilanit.

“Mjektë e Gjilanit i kem pagu privat, me na ardhë në shtëpi, qata mjektë që punojshin në Gjilan. Këtu është katastrofë, vetë e kam fshi dhomën në spital, nuk vijshin me e fshi”, ka shtuar tutje familjari.

- Advertisement -

I njëjti ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës e krerëve shtetërorë.

“Haram ju koftë krejtëve, me Albin Kurt, e me Vjosa Osmani, që i lirun këto dasma e këto sene palidhje”, ka thënë ai.

Familjarët e tjerë nuk pranuan të flasin, por prapa kamerave e kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit