3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nëna shpërndan pamje të së bijës: I hodhën diçka në pije, ja si duket tash

Rekomandime

Një nënë e tmerruar nga Britania e Madhe ka publikuar pamje të së bijës, të cilës tha se i kanë hedhur drogë në pije në vizitën e parë në një klub nate.

- Advertisement -

Millie Taplin, e cila u drogua në Essex, duket në agoni, përderisa shihet me gishtërinj të mbledhur dhe duar të kërrusura.

Ekziston frika se asaj i është hedhur në pije një substancë e panjohur të shtunën në mbrëmje përderisa festonte, shkruan Daily Mail.

Vajza 18-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte marrë dy pije nga një burrë me të cilin kishte biseduar.

- Advertisement -

Policia është duke zhvilluar hetime dhe po mundohet që ta gjejë personin përgjegjës për këtë veprim.

“Nuk pata ide se çfarë po ndodhte, nuk mund të përshkruaj se si ishte ta shohësh ashtu”, tha nëna e vajzës, Claire.

- Advertisement -

“Kurrë nuk kam parë diçka si kjo. Millie ishte e vetëdijshme se çfarë po ndodhte, por nuk mundte të fliste. U ndie e sëmurë pothuajse menjëherë dhe doli jashtë”, shtoi ajo.

“Jam shumë falënderuese që shoqet e saj ishin aty për të, përndryshe kushedi se çfarë do të kishte ndodhur”, tha në fund nëna e brengosur për të bijën.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit